Albspirit

Media/News/Publishing

U akuzua për pastrim parash në Itali, biznesmenit shqiptar i kthehet pasuria 13 mln USD

Gjykata e Kasacionit në Itali ka vendosur anulimin e sekuestros së pasurisë për biznesmenin shqiptar Gëzim Sallaku, i akuzuar atje për pastrim parash. Mediat italiane shkruajnë se gjykata ka vendosur të pezullojë sekuestron për pasurinë e tij prej 13 milionë euroshe, ku përfshihen edhe aksionet në klubin e futbollit Darfio.
Kujtojmë se Sallaku është president i këtij klubi e pronar i disa lokaleve dhe hoteleve në Brescia të Italisë. Ai u arrestua në fillim të 2017-ës bashkë me vëllezërit Saimir dhe Isuf dhe po hetohej në gjendje të lirë. Vetëm tre ditë më parë, siç shkruajnë mediat italiane biznesmeni është njohur me vendimin e gjykatës që i kthen atij pronat dhe asetet e sekuestruara.
Përmes avokatit të tij, Gezim Sallakut u shpreh i kënaqur me vendimin e gjykatës.

Please follow and like us: