USAID dhe UNICEF vlerësojnë Hafize Elshanin me çmimin e dijes
Aktivistja e shoqërisë civile dhe jo vetëm, e njohur në shtetin e ri të Europës në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare, Hafize Elshani ka fituar çmimin 2017-2018 si simbol i dijes. Në këtë mënyrë USAID dhe UNICEF kanë shpërblyer zonjushën kosovare duke iu referuar me epitetin “intelegjentja Elshani”.
Edhe pse Hafizja nuk ishte e pranishme në ceremoni, ajo iu përgjigj portalit “Albspirit’, duke u shprehur se si ndihet për akordimin e këtij çmimi. Elshani thotë se “çdo çmim është i mirëseardhur, paratë janë numra, çmimet mbesin përgjithmonë, ndjehem shumë mirë dhe e vlerësuar. Mendoj se nuk jam vlerësuar vetëm unë, por qinda gra dhe vajza nga Kosova që punojnë përditë për t’u shkolluar dhe arsimuar, madje edhe jashtë vendit. Femrën shqiptare e gjen sot deri në nivelet më të larta të drejtimit duke spikatur për profesionalizëm, përkushtim dhe integritet. Faleminderit USAID! Mirënjohje UNICEF”!
Hafize Elshani ka të fitura disa gara për intelegjencë, mes të cilave “Genius in the world”, “Genius Hight IQ”, “IQ EU” dhe shumë çmime të tjera të kësaj natyre. Gazetarja Hafize Elshani është një vajzë me interesa të gjera duke zotëruar katër diplomime; ka të përfunduar Bachelor dhe Master në drejtimin Komunikim Masiv dhe Gazetari dhe aktualisht është në proces doktorature në Universitetin Amerikan. Hafizja ka kryer ciklin e plotë të studimeve në Gjuhën Angleze dhe ndjek një fakultet tjetër amerikan.
Hafizja merret me hulumtime dhe është nga Drenica, Komuna e Drenasit. Përpos hulumtimit, studimeve universitare dhe trajnimeve të ndryshme që ndjek, po ashtu ajo është e pasionuar pas librave dhe adhuron botimet enciklopedike botërore./albspirit/