28 institucione/Ambasadat e huaja, akses në të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë
Qeveria i hapi rrugë 28 institucioneve që të kenë akses në verifikim online të gjendjes gjyqësore për individët që duhen të pajisen me këtë shërbim, thuhet në një njoftim në fletoren zyrtare publikuar të premten.
Institucionet që kanë akses janë zyra e presidentit të Republikës, Kuvendi, Kryeministria, të gjitha prokurorië dhe gjykata, Banka e Shqipërisë si edhe misionet diplomatike. Po kështu, do të operohet edhe me institucionet e tjera shtetërore, ku duhet të paraqiten pranë ministrisë së Drejtësisë e më pas do të pajisen me kodet përkatëse të regjistrimit Elktronik të gjendjes gjyqësore. Kjo formë e re e marrjes së kohë të shpejtë të gjendjes gjyqësore do të ndihmojë ndjeshëm në uljen e kohës së aplikimi dhe që merrej vetëm te ministria e Drejtësisë dhe në drejtorinë e përgjithshme të burgjeve, raporton abcnews.