Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadori Donald Lu uron shqiptarët për Vitin e Ri

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e ndërrimit të viteve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Lu shprehet: “Të gjithë ne në ambasadën amerikane iu urojmë të gjithë miqve tanë në Shqipëri një Vit të Ri plot shëndet dhe lumturi. Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm me njerëz të mrekullueshëm. Le t’i ripërkushtohemi ndërtimit të një të ardhmje më të drejtë, më të begatë dhe më të sigurt, për fëmijët tanë. Donald Lu”.