Albspirit

Media/News/Publishing

Suksesi e ka emrin Ermir Buja, menaxheri 27-vjeçar rrëfen për punën e tij në klabe

 

Hermes Nikaj

Djali me origjinë tropojane ka përfunduar studimet e larta për drejtësi dhe është certifikuar në avokati. Momentalisht e ka gjetur veten në menaxhimin e klabeve. Disa nga klabet më të njohura në kryeqytet kanë pasur pranë menaxhimin e Ermirit, që ka bërë të mundur si përzgjedhjen e klientelës ashtu edhe ftesën për artistë të njohur, vendas dhe të huaj.

Mjeshtëria e tij ka spikatur edhe në menaxhimin e disa lokaleve verore, të cilët kanë marrë emër dhe janë bërë të frekuetueshëm për shkak të një menaxhimi ndryshe dhe me standarde të larta.

Ermir thotë për Albspirit se janë disa lokale që kanë avantazhet e veta, por edhe të tjerat nëse dinë të menaxhhen shumë shpejt mbledhin klientelë, kryesisht të rinj, por edhe të moshave të tjera.

Aktualisht është pjesë e ‘Arena Club’, një nga diskotekat më më zë në vend ku sot, në natën e ndërrimit të viteve, do të jenë duke performuar dy artistë të njohur shqiptarë, Noizy dhe Ledri Vula.

Suksese të mëtejshme Ermir.

 

Please follow and like us: