Albspirit

Media/News/Publishing

Të rejat e Horoskopit, 1 janar 2018

 

 

Dashi

Është një nisje viti intensiv për dashurinë, por duhet të keni më shumë besim dhe mirëkuptim me personin që doni. Tregohuni kurajozë përballë vështirësive. Ata që janë vetëm, do të jenë në kërkim të situatave të reja dhe në mbrëmje mund të kenë mundësi të mira. Sa i takon sferës profesionale, për shumë prej jush do të nisin projekte të reja, por do të jetë e nevoshme shumë energji dhe pozitivitet.

Demi

Do i kapërceni vështirësitë e vogla në jetën private, por duhet të mbani hapur mendjen tuaj, përballë situatave të reja, me të cilat do të përballeni. Ata që janë vetëm, duhet të shmangin një lidhje e cila nuk ecën gjatë. Në sferën profesionale, duhet të luftoni fuqishëm për të rregulluar situatat dhe ndryshimet janë në ardhje.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do të ketë tensione në raportin në çift, por me kalimin e orëve situata do të përmirsohet. Nëse sapo keni mbyllur një lidhje, duhet të shihni mirë rrotull. Ata që janë vetëm, duhet të kenë interes vetëm për ata persona që priren të veprojnë me zemër. Në sferën profesionale priten ndryshime, me të cilat do të përballeni.

Gaforrja

Dita është shumë e rëndësishme për çështjet sentimentale, do të keni mundësi për të dalë fitues nga një sfidë në dashuri. Për shumë prej jush do të jetë rasti për ti mbyllur lidhjet me vendosmëri. Zemrat e vetmuara do të kenë një ndryshim pozitiv në jetën e tyre. Në sferën profesionale, do të jetë një ditë ideale për të bërë gjëra të reja, edhe për të programuar projekte të reja.

Luani

Bëni kujdes ndaj vendimeve që do të merrni në jetën tuaj sentimentale. Shumë prej jush duhet të stabilizojnë një bashkim dhe të projektojnë të ardhmen si çift. Ata që janë vetëm, do e jetojnë këtë fillim viti pa menduar gjatë për përgjegjësitë e tyre, por do e kenë mendjen vetëm për t’u argëtuar. Sa i takon sferës profesionale, bëni mirë të mos guxoni shumë, por prisni që gjërat të përmirësohen me kalimin e kohës, sidomos në raportet në punë.

Virgjëresha

Yjet premtojnë zhvillime të rëndësishme në sferën e ndjenjave. Kush sapo ka mbyllur një histori, mund të gjejë një tjetër më të duhur. Për ata që janë vetëm hapet një vit plot emocione të forta, ku shumë prej jush do të gjejnë shpirtin binjak. Sa i takon sferës profesionale, priten zhvillime pozitive, e rëndësishme është të viheni në lojë, sa nuk është vonë.

Peshorja

Gjatë ditës së parë të vitit, do të përballoheni me vetëdijen se u keni mbijetuar shumë zhgënjimeve dhe sikleteve. Kush është në çift, do të forcojë edhe më shumë lidhjen. Ata që janë vetëm duhet të jenë të kujdesshëm në dashuri, por duhet të kenë ende durim para se të zgjedhin.

Sa i takon sferës profesionale, do të bëni disa pyetje, lidhur me atë që ka rëndësi vërtetë për ju. Ata që do jenë më me fat, do të kenë mundësinë për të ndryshuar.

Akrepi

Kjo ditë do të jetë shumë pozitive në sferën sentimentale. Mund të përballoni me siguri çdo gjë, sigurisht duke u mbështetur tek personi që doni. Ata që janë vetëm, duhet të vihen në lojë me optimizëm dhe të bëjnë të pamundurën që ta kalojnë sa më mirë. Më sferëën profesionale priten projekte të rerja që do të përmirësojnë jetën tuaj.

Shigjetari

Pjesën e parë të ditës, do ia dedikoni partnerit, i cili do të rrethohet me vëmendje dhe përkujdes. Shfrytëzoni të gjitha rastet për ta jetuar këtë ditë me më shumë intensitet. Për ata që janë vetëm, dita do të sjellë mundësi të mëdha.Do të jetë një ditë gjithë refleksion në sferën profesionale, ku do mund të bëni bilancin e asaj që keni arritur dhe të jeni krenarë.

Bricjapi

Ju pret një vit plot me qëllime të mëdha, dhe me shumë zhvillime në sferën emocionale. Kush është në një lidhje do të ketë të gjitha mundësitë, për të rezultuar e suksesshme. Ata që janë vetëm, do e jetojnë momentin në mënyrëm më të mirë të mundshme. Në sferën profesionale braktisni çdo frikë dhe vihuni në lojë, ndryshe nuk do të jeni shumë frytëdhënës.

Ujori

Nëse polemikat dhe humori i keq, ju kanë bërë të ndiheni keq gjatë vitit të lënë pas, tashmë do të nisë buzëqeshja dhe shpërblimi në historinë tuaj të dashurisë. Për ata që janë vetëm, priten të reja premtuese. Sa i takon punës, priten ndryshime dhe transferime të rëndësishme, por do të jetë një rrugëtim të cilin do e bëni pak nga pak.

Peshqit

Do të jetë një ditë e mbushur gjithë dritë dhe shumë pak hije, por gjithçka do të varet nga humori juaj. Mos u kushtëzoni nga situata apo persona që mund t’iu prishin armosferën në sferën sentimentale. Dashuri të reja janë në horizont për ata që janë vetëm dhe janë në kërkim të personit të duhur. Në sferën profesionale do të keni mundësinë që të prisni mundësi të mira, në bazë të rrugëtimit tuaj.

Please follow and like us: