Albspirit

Media/News/Publishing

12 protestues u vranë për dy ditë nga rojet revolucionare

Në ditën e pestë të kryengritjes mbarëkombëtare kundër regjimit të mullahëve, njerëzit dolën në rrugë në masë në Teheran dhe dhjetra qytete të tjera anembanë vendit, duke kënduar “Vdekje Khameneit”, “Khamenei, turp të kesh, Lëre vendin  të qetë”. Kjo ndërkohë që forcat represive janë në gatishmëri të plotë dhe po përdorin të gjithë forcën e tyre për të parandaluar formimin e demonstratave dhe tubimeve.

Në shumë qytete, ka përplasje të ashpra  mes njerëzve dhe forcave të IRGC-së.

Gjatë kryengritjes mbarëkombëtare të shtunën dhe të dielën, më 30 dhe 31 dhjetor, të paktën 12 demonstrues u vranë nga forcat shtypëse, duke përfshirë edhe në qytetet Dorud, Tuyserkan, Izeh, Hamedan dhe Shahin Shahr. Numri i vërtetë i të rënëve është më i madh, i cili më pas do të shpallet në detaje.

Please follow and like us: