E bukur dhe e hijshme, por vrasëse me pagesë
Në shtetin e Sinaloas, në bregun perëndimor të Meksikës, Claudia Ochoa Felix konsiderohet si një nga gratë më të fuqishme e më të rrezikshme të një rajoni të gjunjëzuar nga dhuna kriminale e lidhur me trafikun e drogës.
Në moshë 27-vjeçare, Claudia, mbi të cilën për momentin nuk rëndon asnjë akuzë gjyqësore, konsiderohet nga mediat lokale si “Perandorja e Antraksëve”, një grup i pamëshirshëm vrasësish me pagesë.
Grupi në fjalë është në shërbim të Ismael Zambada, bos i kartelit të Sinaloas, ndër organizatat kriminale kryesore të trafikut të drogës në Meksikë, në luftë me kartelin Los Zetas, për kontrollin e rrugëve të trafikut drejt Shteteve të Bashkuara.
Ajo që ka bërë të famshme vajzën e re është mënyra se si përdor rrjetet sociale. Në profilet e saj në Facebook dhe Twitter ajo ka publikuar dhjetëra foto me bikini dhe me veshje firme.
Nuk mungojnë as pamjet kur ajo shfaqet me armë automatike në dorë apo me automjete luksoze. Por specialisteti i saj duket se janë fotot provokuese, në të cilat vajza shfaqet teksa lëshon puthje drejt objektivit të aparatit.