Juristja i kërkon seks taksistit të ndershëm dhe pastaj e padit në gjykatë
Një shofer taksie paditi policinë e Nju Orleansit në Shtetet e Bashkuara duke pretenduar se është arrestuar me pa të drejtë.
Taksisti Harvey Farrel ishte viktimë e një denoncimi të rremë të bërë nga një juriste të identifikuar si Jennifer Gaubbert. Juristja pretendonte se taksisti Farrell po e shantazhonte nëpërmjet një videoje kompromentuese që ishte regjistruar në mjetin e tij, ku ajo kishte qenë pasagjere.
Menjëherë pas padisë së saj, në shtatot të vitit të kaluar, policia amerikane arrestoi Farrell dhe ndaj tij u ngrit akuza e shantazhit. I bindur në pafajësinë e tij, Farrell vendosi t’u tregojë videon autoriteteve hetimore, por edhe publikut.
Në videon e publikuar, ai është në drejtimin e makinës, ndërsa Gaubert pasagjere e mjetit. Nga dialogu mes të dyve, kuptohet që juristja i kërkon seks, por Farrell i thotë jo disa herë, deri në momentin që Gaubert zbret nga makina.
Please follow and like us: