Kanadaja i kërkon Iranit të respektojë të drejtat demokratike
Kanadaja i kërkoi sot autoriteteve iraniane që të respektojnë të drejtat demokratike përballë manifestimeve ndonjëherë të dhunshme në vend, që kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 21 personave në ditën e gjashtë.
“Ne i bëjmë thirrje autoriteteve iraniane që të mbajnë dhe respektojnë të drejtat demokratike dhe të drejtat e personit”, njoftoi Ministria kanadeze e Punëve të Jashtme.
Please follow and like us: