Albspirit

Media/News/Publishing

Përdhunoi 14-vjeçaren, prindërit e ftojnë hoxhën për darkë dhe i presin hundën e veshët

 

Dy prindër i kanë prerë veshët dhe hundën një kleriku lokal pasi ky i fundit kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tyre 14-vjeçare. Abdul dhe Sulltana Kahar, nga provinca Baglan, Afganistan e ftuan hoxhën për darkë në shtëpinë e tyre, e lidhën dhe nisën ta prisnin me thikë në fytyrë. “Ia preva veshët dhe hundën e më pas i hodha jashtë. Mbase ia kanë ngrënë macet”, tha për Reuters babai i adoleshentes, e cila i kishte thënë prindërve për abuzimin seksual 4 muaj më parë.

Please follow and like us: