Politikania sajon rrëmbimin për të kaluar fundjavën me të dashurin
Donte të kalonte një fundjavë romantike me të dashurin e saj dhe ka menduar të “lirohet” nga bashkëshorti, duke i lënë të besojë se është rrëmbyer. Është historia e Sandy Gaillard, 25-vjeçe, ish-kandidate e Frontit Nacional në Francë.
Ish-i i saj tashmë, i shqetësuar, ka njoftuar policinë. Por kur agjentët e gjetën, viktima e shtirur nuk u duk aspak në rrezik. Dhe më pas, ka rrëfyer të vërtetën. Ka ndodhur në Francë. Gruaja – e braktisur nga i shoqi – është dënuar me 6 muaj burg me akuzën e mashtrimit ndaj autoriteteve (ndonëse dënimi i është pezulluar) dhe duhet të paguajë 5 mijë euro gjobë si dëmshpërblim si dhe është detyruar të shkojë të vizitohet tek një psikolog.
Gjithçka nisi në 22 korrik, kur gruaja i shkroi një sms bashkëshortit, duke i thënë se është rrëmbyer dhe mbyllur në një bagazh makine pranë Rieutort-de-Randon, në Lozère.
Policia, pasi zbriti në terren 50 policë dhe një helikopter për ta kërkuar, ka gjetur gruan rreth 24 orë më pas. E zënë ngushtë para autoriteteve policore, Gaillard ka pranuar se ka sajuar gjithçka për të kaluar fundjavën me të dashurin 47-vjeç, edhe ai një ish-kandidat për deputet i Frontit Nacional.