“Regjimi iranian do të bjerë dhe miqësia iraniano-izraelite do të rikthehet”
Kryeministri izraelit, Beniamin Netanyahu, ka shpërndarë sot një mesazh video mbi protestat që po zhvillohen në Iran. Duke iu përgjigjur akuzave të presidentit Iranian, Rouhani, Netanyahu, thotë se ai nuk do të qëndrojë në heshtje dhe se iranianët janë njerëz të sofistikuar, inteligjentë që meritojnë më shumë.
Kryeministri izraelit ka akuzuar edhe qeveritë europiane që po mbajnë heshtje mbi protestat duke shtuar se “unë nuk do të hesht” dhe me shpresën se “dikur regjimi Iranian do të bjerë” për të mundësuar kështu rikthimin e miqësisë iraninano-izraelite.
Netanyahu është lideri I dytë politik i një vendi që prononcohet direkt për zhvillimet në Iran. Dy ditë më parë presidenti amerikan Trump, deklaroi se “bota po vëzhgon”, me siguri duke patur në mendje SHBA-të, meqenëse siç shprehet Netanyahu, Europa po hesht.
Nga ana tjetër, Rusia ka deklaruar sot se çdo ndërhyrje e huaj në punët e brendshme të Iranit është e papranueshme, ndonëse një qëndrim i tillë është konstante e politikës së Jashtme ruse.
Mbetet për t’u parë nëse çështja do të kalojë për diskutim në OKB dhe si do të ndahen palët, por Irani dhe sidomos marrëveshja bërthamore me të, realizuar nga ish-presidenti amerikan Barack Obama, po ndan përherë e më shumë Europën me SHBA-të.