Vetëm+383/Më 2018 nuk ka më kode të huaja për Kosovën
Viti 2018 do t’i jap përfundimisht fund operimit të kodeve të huaja telefonike dhe do të përdoret vetëm kodi +383 i Kosovës, bëjnë të ditur përfaqësues të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, (ARKEP). Kodet e huaja telefonike ndërkombëtare, siç është kodi i Monakos (+377), kodi e Sllovenisë (+386), dhe kodi i Serbisë (+381) që operatorët e telefonisë fikse dhe mobile në Kosovë kanë shfrytëzuar, do të shuhen deri në qershor të këtij viti. Kryetari i Bordit të ARKEP, Kreshnik Gashi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se deri më tani, zbatimi i kodit +383 është duke shkuar sipas dinamikës së paraparë në planin e migrimeve të kodeve aktuale në kodin +383.
Please follow and like us: