Virginia Woolf, një testament për femrat
Në fund të Tetorit 1928, Virginia Woolf mbajti një leksion me temë “Gratë dhe letërsia artistike”. E kishte shkruar këtë leksion në Maj dhe më vonë e zgjeroi për ta botuar në formën e një libri më 24 Tetor 1929, nën titullin “Një dhomë, të gjithën për vete”. Ky libër është konsideruar si puna e parë e madhe në kritikën feministe. Woolf vendos një numër të metodologjive, analiza historike dhe sociologjike, hipoteza imagjinare, filozofi… E kjo, veçanërisht për t’iu përgjigjur pyetjes së saj fillestare: Përse ka pasur kaq shumë pak shkrimtare femra?
Ajo lidhte statusin e pakicës, më së shumti me faktorët socio-ekonomik, veçanërisht varfëria e tyre dhe mungesa e privatësisë. Në këtë libër eseistik, Ëoolf e vë theksin te një çështje e ndjeshme e asaj periudhe: Gratë dhe shkrimi.
Ajo pretendonte se një grua duhet të kishte 500 paund në vit dhe një hapësirë të gjithën për vete, që të ishte krijuese. Teza kryesore në këtë ese të gjatë, siç e quan vet autorja e librit, është se gruaja duhet të ketë pavarësi ekonomike, në një hapësirë pa autonomi, që të mund të krijojë letërsinë e pa penguar.
Vetëm pasi të jenë plotësuar këto dy kushte, thotë ajo, ka mundësi që gjenialiteti i gruas të dalë në dritë. Megjithatë, Ëoolf është në kundërshtim me feministet e mëvonshme. Ajo beson se të dyja gjinitë dinë për gjininë tjetër, aq sa ç’dinë edhe për gjininë e vet. Gratë duhet të shkruajnë për gratë, për aq kohë sa nuk ka zemërim në të.
Në këtë punim, ajo sjell shembuj nga jeta reale, e po ashtu ofron zgjidhjen se çfarë i duhet një gruaje për të qenë krijuese.