Vritet avokatja, po ndëshkonte vrasësin e motrës
Një avokate është gjetur e vrarë, disa ditë pasi ishte angazhuar fuqishëm që një person i dënuar për vrasjen e motrës së saj, të mos lirohet nga burgu.
Trupi i avokates, Iryna Nozdrovska, është gjetur dje në një lagje të kryeqytetit Kiev, pasi ajo ishte raportuar e zhdukur më 29 dhjetor.
Nozdrovska ishte objekt i kërcënimeve për përpjekjet e saj në rastin e personit, Dmytro Rossoshansky, i cili ishte i dënuar për vdekjen e Svitlana Sapatanyska, motër e avokates Nozdrovska, në vitin 2015, kur ajo ishte qëlluar duke e drejtuar automjetin e saj. Gjyqtarët e kanë hedhur poshtë një kërkesë të të dënuarit, Dmytro Rossoshansky, i afërt i një gjyqtari në Kiev, për lirimin e tij sipas një amnistie, në saje të përpjekjeve të mëdha të avokates Nozdrovska.