Burri hidhet nga kati i gjashtë, gjen vdekjen e menjëhershme
Një burrë në periferi të kryeqytetit ka humbur jetën pasi është hedhur nga pallati ditën e djeshme. Sipas informacioneve 44-vjeçari B. M., është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte në Vorë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Njoftim i plotë i Policisë
Më datë 02. 01. 2017, në Vorë, në gjendje depresioni, është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, ku banonte, shtetasi B. M., vjeç 44, banues në Vorë, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.
Please follow and like us: