E heqin nga palestra per shkak te gjoksit
Një femër mori një lajmërim të cuditshëm një ditë kur po ushtrohej në palestër. Jenna Vecchio u kontaktua që të largohej nga palestra pasi shumë persona në palestër ishin ankuar për veshjen e saj. Arsyeja? Gjoksi i Jenna-s ishte shumë i madh. Ajo u ndje e ofenduar dhe menjëherë bëri një postim në profilin e saj në “Facebook”, ku shpjegonte se akuzat ishin vërtetë qesharake. Postimi i saj u bë me shpejtësi viral në rrjetet sociale. “Ndjehem e ofenduar dhe e zemëruar. Veshja ishte po ashtu si në ditët e tjera. Nëse ke një gjoks të madh nuk do të thotë të largohesh nga palestra. Jam duke menduar të ngre një padi”, tha më pas Jenna Vecchio