Albspirit

Media/News/Publishing

Ja pse u dëbua nga Italia kryebashkiaku i Pogradecit Eduard Kapri?

Jo vetëm mandati i deputetëve Rakipi dhe Rehovica, por edhe si kryebashkiakut të Pogradecit, Eduard Kapri do të shqyrtohet ditën e premte pas kërkesës së prokurorisë për informacion shtesë.
Kapri sipas Europol-it është dëbuar nga Italia në vitin 1998. Por për çfarë akuzohet ai?

Report Tv ka zbardhur vendimin e prokurorisë për Kaprin.

Kapri u thirr në prokurori të përgjithshme dhe u pyet për të dhënë shpjegime. Ai deklaroi se në 1995 ishte dënuar nga Gjermania për shkelje të rregullave të emigracionit dhe gjatë kthimit në 1998 u ndalua edhe në Itali ku po kalonte transit duke u dëbuar.

“Në vitin 1995 u dëbova nga Gjermania për shkelje rregullash emigracioni. Qëndrova ilegalisht deri në 1998, kur u ktheva nga Gjermania për Shqipëri duke kaluar nga Zvicra dhe Italia. Në Itali më ndaluan në anije më kontrolloi policia, nuk kisha vizë dhe dokumente prandaj edhe më dëbuan.

Nuk e deklarova në formularin e vetëdeklarimit, pasi nuk e dija në çfarë pike. Në Itali isha transit” mësohet se është shprehur ai. Vendimi për Kaprin do të jepet ditën e premte nga KQZ.

Please follow and like us: