Nxënës dhe mësues pozojnë lakuriq për fundin e semestrit
Shkollat kudo në botë i mbledhin nxënësit çdo vit për të realizuar një foto tradicionale në klasë. Por kjo shkollë në Francë duket se është “çmendur”. Nxënës të shkencës e teknologjisë SDT2A në gjimnazin Lycee Federic Mistral në Avignton thanë se donin të bënin diçka origjinale për mbylljen e semestrit. Kështu që adoleshentët, 17 dhe 18 vjeç, vendosën të zhvisheshin për të realizuar fotografinë e vitit, – e madje atyre iu bashkuan edhe mësues. Megjithatë, për të kursyer skuqjen nga turpi, ata i mbuluan pjesët intime me kartona të zinj. Foto është postuar më pas online, e sipas local.fr është titulluar “50 hijet e SDT2A”.
Please follow and like us: