PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën
Të shtunën e kësaj fundjave, Partia Socialiste pritet të mbledhë Asamblenë Kombëtare.
Lajmi konfirmohet nga burime për Ora News, teksa mbledhja është lajmëruar për në orën 10:00 të paradites.
Sipas të njëjtave burime, mësohet se në mbledhjen e Asamblesë do të raportojë qeveria si dhe do të flitet për ecurinë e zgjedhjeve në parti.
Gjithashtu pritet që PS të ndryshojë sekretariatin.
Please follow and like us: