Albspirit

Media/News/Publishing

Sofia Doko Arapaj, cikël poetik

 

Vajzë e virgjër, ku je?

Cicat e vogla ia thëthiste dielli
flokët e mëndafshte ia puthte era
teminat prej kashte i ndiznin fustanin
o vajzë e virgjer ku je…
mbi afshin e gjuhes , rruaza kaucuku
në gishtin e turpshëm unazë borronice
me mes te mullirtë, mbyt gjarpërinjtë,
të ishte dhe njëherë… dje…

 

I thanë, ish e ëmbël…

I thanë,
ish e ëmbël,
e bukur, princeshë,
e mencur, e urtë..
sa i erdh për të qarë… 
sa u bë errësirë ,
e cliroi vetë veten
u shndërrua në shpirt
si lakuriq sec u var…

..përpëlitej trupi,
nën të thyerat vezulluese,
ulërinte frymëmarrja prej fantazisë,
shkrepëtinin burimet e shumoheshin qiejt,
fantazi…afantazia…pre fantazisë…

dhe… kur kujtoi,
se ish e ëmbël,
e bukur princeshë ,
sa i erdh për të qarë…
sa keq që s ja thanë,
kur ish për të thënë,
shumë vite më parë…

 

Halli im

Mos më fol ti aq ëmbël
se tmerrohem…
rroj në botën e egër,
ku i gjalli ha të gjallë…
Mos ji aq i dhemshur
se lëndohem,
kujtoj, veten e vjetër dhe,
dhe… kam mall…mall…

 

Më fshih

nën lëkurën tënde
më bridh vec ku do ti,
të jepem e tëra, shpirt,
sepse, vetëm ti më kupton
Kam shekuj pa prekur
dyert e braktisura
pa kënduar shqipen,
e puthur tokën tonë

oh..oh..vetëm ti
ti më bën vërtet
vërtet,vërtet të qaj
të të ngulem thellë në gji
të plas në lot,në vaj
të ndjej Beki Fehmiun
në dete ulërimash
të prek në trupin tim
kafshim -dhimbje sirinash…

tregoju zogjve zemër
ku do më treten gjinjtë
kur loz e qesh me erën
si dallga prek shkëmbinjtë
kur vajza Arëmëne
këndoi për Shqipërinë,
që atëherë zonjë-kalaja
la verë,filloj rakinë…

Oh…oh …
më fshih
nën lekurën tënde
më bridh vec ku do ti,
të jepem e tëra, o shpirt,
sepse, vetëm ti më kupton
Kam shekuj pa prekur
ëndrrat e braktisura
pa kënduar shqipen,
pa puthur tokën tonë…

Please follow and like us: