Albspirit

Media/News/Publishing

Trump premton “përkrahje të madhe” për protestuesit kundër qeverisë në Iran

Shtetet e Bashkuara kanë rritur përkrahjen e iranianëve në protestat kundër qeverisë, pasi mijëra persona kanë treguar mbështetjen e tyre për qeverinë e Teheranit.

Marshet pro-qeveritare në disa qytete iraniane gjatë ditës së sotme vijnë pas disa ditëve protesta kundër qeverisë, në të cilat kanë mbetur të vdekur të paktën 22 persona.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë sot përmes një postimi në Twitter se ka respektuar “njerëzit e Iranit që po tentojnë të largojnë qeverinë e korruptuar”.

“Do të keni përkrahje të madhe nga Shtetet e Bashkuara në kohën e duhur”, ka thënë Trump përmes një postimi.

Në të njëjtën kohë, komandanti i Gardës Revolucionare Islamike, Mohammad Ali Jafari, ka thënë se ka angazhuar forcat e tij në provincat Isfahan, Lorestan dhe Hamadan, për t’u përballur me protestuesit.

Një ditë më parë lideri suprem Iranian, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë se “armiqtë e Iranit”, janë duke tentuar të nxisin protestat.

Gjatë ditës së sotme në përkrahje të liderit Khamenei, mbështetësit e tij kanë brohoritur ndaj tij duke thënë se “gjaku në venat tona është dhuratë për liderin tonë” dhe se “ai nuk do të jetë vetëm”.

Liderët evropianë dhe Shtetet e Bashkuara kanë kundërshtuar “humbjen e papranueshme të njerëzve” dhe arrestimet e qindra protestuesve kundër qeverisë.

Inflacioni dhe papunësia, janë disa nga shkaqet kryesore për të cilat të rinjtë janë duke protestuar.

Ata po ashtu kanë treguar pakënaqësinë e tyre rreth supozimeve për korrupsion qeveritar.

Please follow and like us: