Albspirit

Media/News/Publishing

Balerina që kërcente nudo, jeta e spiunes më të famshme

100 vjet më parë pushkatohet spiunia më e famshme të të gjitha kohërave. Ajo nuk pranoi t’i lidhnin sytë dhe i vështroi ngultas pjesëtarët që kryen ekzekutimit e saj më15 tetor të vitit 1917. Kështu vdiq në moshën 41-vjeçare Mata Hari, femra e parë agjente e viteve 1900, emri i së cilës shumë shpejt do të kthehej në legjendë.

Balerina holandeze që kërcente nudo, Margaretha Geertruida Zelle, magjepsi asokohe me hiret e saj meshkujt e gjysmës së Evropës, por loja e dyfishtë me Gjermaninë dhe Francën i rezultoi fatale.

Plot 100 vjet pas vdekjes, miti i saj vazhdon të jetë i gjallë. Mata Hari, e kthyer në simbolin e misterit dhe joshjes, u ekzekutua në poligonin ushtarak francez të Vincennes, si spiune e gjermanëve. Trupin nuk ia tërhoqi askush, e për këtë arsye u vendos në një varr të përbashkët.

Mata njihej për bukurinë e saj 178 centrimetra e gjatë, sy e flokë të zinj. Ajo u dashurua me kërcimin oriental të Sumatrës, ku u vendos bashkë me të shoqin kapiten anijeje. Ndarja erdhi pas rikthimit në Evropë, kur vendosi ta gjejë fatin e saj në Paris shkruan Tg.com.

Rikthimi në Hagë në vitin 1916 dhe lidhja me konsullin gjerman, Alfred von Kremer, do të shënonin hyrjen e saj në rrugën e agjenturës. Ajo u bë spiunia në shërbim të Gjkermanisë.

Mata u bë spiunia “H21”, e më pas, në Gjermani do të njihej me kodin “AF44”. Përcolli shumë informacione, por injoroi faktin që mbikëqyrej nga kundërspiunazhi anglez e francez. Një numër i madh zyrtarësh francezë, me të cilët kishte pasur lidhje intime, e mbrojtën deri në fund, por pa dobi.

Loja e dyfishtë i kushtoi jetën, edhe pse mohoi gjithçka dhe vazhdoi të këmbëngulte se u denoncua pa të drejtë nga një mashkull i refuzuar. Edhe pse ajo vazhdoi të mohonte gjithçka deri në fund të jetës dhe u mbrojt nga shumë agjentë francez, të cilët i kishte pasur të dashur, ajo u dënua me pushkatim.

Please follow and like us: