Maryam Rajavi u kërkon të gjithë iranianëve të bashkohen me kërkesën mbarëkombëtare për liri
Të mërkurën, më 3 janar 2017, znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit dërgon një video mesazh për të gjithë iranianët me rastin e kryengritjes heroike mbarëkombëtare, më mëposhtë është një pjesë e mesazhit.
Mijëra përshëndetje për ata që u martirizuan në Doroud, Tuyserkan, Noorabad, Izeh, Shahinshahr, Ghahdarijan, Homayounshahr dhe Jouyabad të Isfahanit!
Miq Protestues!
Bijë dhe bija të guximshme të Iranit!
Keni ndriçuar qytetet e Iranit me dritën e luftës për liri dhe drejtësi.
Ju lumtë! Keni tronditur token nën këmbët e regjimit të kalbur të mullahëve.
E keni sjellë kombin më afër ëndrrave të tij 100 vjeçare.
Keni dëshmuar se është e mundur të çlirosh Iranin nga zgjedha e diktaturës dhe teokracisë fetare.
Kombet e Lindjes së Mesme, nga Siria në Irak dhe Afganistan, ata që kanë vuajtur gjatë për shkak të shtypjes së mullahëve dhe regjimit të tyre teokratik, po luten për fitoren tuaj.
Ata që duan lirinë në botë i kanë vënë shpresat e tyre tek ju, dhe bota ka dëgjuar zërin tuaj.
Qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare kanë dalë publikisht njëra pas tjetrës për t’ju mbështetur dhe përgëzuar.
Dëshmorët e kombit, duke përfshirë heronjtë dhe heroinat e viteve ’80, të burgosurit politikë të masakruar në vitin 1988, dëshmorët e vitit 2009 dhe dëshmorët e Ashrafit, i kanë sytë tek ju.
Ju jeni fëmijët e Sattar Khanit, Dr Mohammad Mossadeqit, dhe Mohammad Hanifnejadit.
Dhe kryengritja juaj do të ringjallë të gjitha nderimet e Iranit.
Sot, Khamenei dhe lakejtë e tij përpiqen t’ju kërcënojnë.
Ata trumbetojnë historialin e tyre kriminal.
Mobilizojnë forcat e tyre ushtarake për t’iu kundërvënë kryengritjes mbarëkombëtare të popullit iranian.
I bëj thirrje të gjithë bashkatdhetarëve të mi që të ngrihen dhe të bashkohen me valën e të dashuruarve të lirisë anembanë vendit.
Bashkatdhetarë të mi në Baluchistan, Kurdistan, Azerbajxhan dhe Lorestan,
Bashkëpatriotë të mi të dashur në Bakhtiari, Turkoman dhe Ghashghaii,
Bashkëatdhetarë sunni,
Miq bashkatdhetarë që banoni në fshatra, periferi dhe qytete barakash në mbarë vendin,
Kjo kryengritje është e juaja dhe është për ju.
Fëmijët tuaj janë ngritur dhe janë angazhuar në një betejë vendimtare për ta ndryshuar faqen më të errët të historisë së Iranit. Ngrihuni në ndihmë të tyre!
Siç tha Massoud Rajavi, “Irani dhe populli i tij i prangosur është ngritur dhe agimi është afër”.
Mesazhet e tij, këto ditë, janë udhëzimet më të mira dhe më të qarta.
Kryengritja që keni nisur, është një kryengritje për liri, demokraci, barazi dhe ndarje të fesë nga shteti;
Kjo është një kryengritje për drejtësinë shoqërore;
Dhe kjo është një lëvizje që do të vazhdojë deri në fitoren përfundimtare.
Zoti ju bekoftë,
Rroftë Liria!