Albspirit

Media/News/Publishing

Berisha: Orest Sotën e liroi nga burgu Spartak Braho

Ish- kryeministri Sali Berisha reagon për lirimin nga paraburgimi të biznesmenit Orest Sota, i cili pak kohë më parë u kap me 863 mijë euro në makinë dhe patentat e skafit të ish- ministrit Saimir Tahiri. Berisha shkruan se Sota u lirua si i pafajshëm edhe pse po transportonte Tahirin dhe milionat e tij. Sipas ish- kryeministrit Berisha ishte Spartak Braho ai që i mbylli gojën drejtorit të policisë së Elbasanit dhe më pas liruan edhe Sotën.

“Lajmi i fundit nga narko-shteti!

Noriega urdheroi sot lirimin e Orest Sotes. Shkaku eshte se Oresti ishte i pafajshem sepse ai u arrestua vetem se po transportonte Saimir Trafikun dhe milionat euro te tij! Kete vendim Noriega e mori pasi me keshilltarin e tij Braho i mbylli gojen drejtorit te policise se Elbasanit Qato, qe te harroje se ne makinen e Orestit ishte vete Saimir Trafiku, njeriu qe mban peng vet Ramen dhe Olsin e tij!!”, shkruan Berisha.

Please follow and like us: