Departamenti Amerikan i Shtetit: Mbi protestat e vazhdueshme në Iran
4 janar 2018, Departamenti Amerikan i Shtetit lëshoi sot një deklaratë për shtyp mbi protestat mbarëkombëtare të popullit iranian kundër regjimit klerikal, në vijim është teksti i plotë i deklaratës:
Heather Nauert
Zëdhënësi i Departamentit
Washington DC
Vazhdojmë të ndjekim nga afër protestat dhe dhunën në Iran. Populli iranian po shpreh dëshirën e tij për trajtim dinjitoz, fundin e korrupsionit, transparencë më të madhe dhe rritjen e mundësive ekonomike. Protestuesit po ashtu kërkojnë që regjimi t’i japë fund devijimit të pasurisë së kombit për të financuar aventurizmin ushtarak jashtë vendit. Fatkeqësisht, qeveria vazhdon të burgosë dhe të vrasë ata që janë mjaft të guximshëm për të dalë në rrugë. Po kufizon lëvizjen e informacionit në Iran, duke kufizuar fjalën e lirë dhe duke u përpjekur të parandalojë botën e jashtme për të vëzhguar represionin që po kryen.
Mbështesim këto aspirata legjitime të popullit iranian dhe i bëjmë thirrje qeverisë që të lejojë shkëmbimin e lirë të ideve dhe informacionit. Të gjithë duhet të jemi në gjendje të gëzojmë të njëjtat liri themelore ekonomike dhe politike, duke përfshirë të drejtën për demonstrim paqësor. Dënojmë ashpër vdekjet e deritanishme dhe arrestimet e të paktën njëmijë iranianëve. Kemi autoritet të mjaftueshëm për të bërë përgjegjës ata që kryejnë dhunë kundër protestuesve, kontribuojnë në censurë ose vjedhin popullin e Iranit. Viktimave të regjimit, u themi: Nuk do t’ju harrojmë