Gabime femërore gjatë aktit intim
Femrat mund të mendojnë se ato drejtojnë botën me sjelljet e tyre femërore, por kjo nuk do të thotë që ato ndërmarrin gjithnjë vendimet më të mira në dhomën e gjumit. Më poshtë po japim disa gabime të zakonshme të tyre që janë krejt të shmangshme dhe se kështu mund të përmirësojnë në mënyrë dramatike jetën seksuale.
1 – Nuk thonë atë që duan
Femrat u tregojnë shpesh partnerëve të tyre për preferencat ushqimore, preferencat në kinema, por shpesh u vjen turp t’u tregojnë për preferencat në shtrat.
2 – Pretendojnë se nuk kanë ndjenja kur në fakt është e kundërta
Ndonjëherë ato flenë me meshkujt për të cilët thonë se nuk ndjejnë gjë, por nëse ndodhen aty me të vërtetë, kjo do të thotë që po luajnë me zjarrin.
3 – Orgazma e shtirur
Nëse je gati të thuash që do ta lësh me aq, më mirë thuaje. Të shtirurit bën që të bëhen lëvizje të gabuara, dhe kjo është një formë të gënjyeri.
4 – Janë shumë të turpshme
Ne jemi të gjithë të rritur këtu, nuk ka asnjë arsye pse të hezitosh të provosh diçka të re në krevat.
5 – Mendojnë shumë
Mos prit momentin kur shtrihesh para aktit seksual për të analizuar gjendjen e lidhjes ku jeni. Mendja e hallakatur ju bën që të mos përjetoni orgazmë.
6 – Pretendojnë se kanë më shumë eksperiencë
Shpesh, në përpjekje për t’u dukur më seksi, një femër do përpiqet të bëjë sjelljen e një pornostareje. Kjo është një mënyrë për të treguar se ka më shumë eksperiencë nga sa ka në të vërtetë. Mos gënjeni.
7 – Nuk jeni ju ato që e filloni
Çdo mashkull do ta vlerësojë qasjen seksuale, dhe nëse ai nuk është në humor nuk ka problem.
8 – Skeptike ndaj sjelljeve të reja
Fakti që ai po kërkon të eksperimentojë me ty, nuk do të thotë se po të tradhëton apo ka mësuar gjëra të reja tek një femër tjetër.
9 – Shqetësoheni për mënyrën si dukeni
Kur jeni nudo përpara tij ai nuk do të vërë re se makijazhi juaj është prishur, apo se ke shtuar një kilogram më shumë nga hera e fundit që keni bërë seks.
10 – Jeni të mërzitura
Seksi i mirë ta bën të pamundur të jesh e mërzitur, por nëse jeni të mërzitura është koha që ta lini mënjanë atë.
11 – Nxitoni
Mos kujtoni se ai po përpiqet të mbarojë punë sa më shpejt. Ngadalësojeni ritmin. Edhe meshkujve u pëlqen pak nga pak.
12 – Jini të qeta
Askush nuk duhet të lëshojë të bërtitura të shtirura, por pse të mos i lëshojmë ato kur vërtet na vijnë. Të lëshosh zë gjatë seksit i tregon mashkullin që po e bën në mënyrën e duhur dhe e nxit atë për më mirë.
13 – Nuk i bëni seks oral mashkullit
Shumë femra e shohin ndonjëherë si ofendim veprimin për t’i bërë seks oral mashkullit të tyre. Por kjo metodë i entuziazmon shumë meshkujt.
14 – Supozojnë se ai është i rastësishëm
Çdokush mund të dëshirojë seks rastësor, por ka dhe nga ata që lidhen shumë nëpërmjet seksit. Nuk është nevoja t’i tregoni atij se është thjesht i rastësishëm për ty.
15 – Lini mënjanë humorin
Seksin për ta bërë sa më të kënaqshëm mund ta ktheni edhe në një lojë, me të tërhequra flokësh apo duke lëshuar zhurma.