Ish-krerët e Policisë së Elbasanit emërohen në poste të reja
Disa prej drejtuesve të policisë së Elbasanit që u shkarkuan nga detyra pas incidentit, ku u përplas një makinë policie mbrëmjen e 18 shtator 2017, janë riemëruar në poste të reja.
Kësisoj, Arben Dashi, i cili ka mbajtur postin e Drejtorit të Policisë të Qarkut të Elbasanit, është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Gjergji Oshafi i cili më herët u shkarkua nga posti i Zv/Drejtorit të Policisë Vendore Elbasan, është emëruar në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë së Tiranës.
Kryekomisar Zija Sulaj, është tranferuar shef komisariati në Dibër. Ky i fundit më herët ka kryer detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Elbasan.
Ndërsa Kryekomisar Kujtim Muça është emëruar shef i Drejtorisë së Kufirit në Dibër. Edhe Muça më herët ka shërbyer në Elbasan si Shef i Rendit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.