Albspirit

Media/News/Publishing

Kadri Roshi kujtohet në përvjetorin e lindjes

Teatri Kombëtar ka kujtuar përmes disa fotove të bëra publike në faqen e vetë në Facebook 94 vjetorin e lindjes së aktorit tonë të madh Kadri Roshi. Në një prej tyre ai shfaqet pranë aktores Margarita Xhepa. I mbetur jetim që në moshën 12 vjeçare, ai do të endej për të siguruar jetesën, nëpër qytete si Vlorë, Kavajë, Gjirokastër, Durrës e në fund Tiranë, duke punuar herë si punëtor ngarkim shkarkimi në portin e Durrësit, herë si punëtor mirëmbajtjeje, dhe në fund biletaprerës, në ish kinema Republika, në Tirane.

Mësuesi i tij i fillores do të bëhej shkak, që Kadri Roshi të hynte në derën e Teatrit Kombëtar,atë derë, të cilës nuk do ti ndahej për tërë jetën. Në vitin 1947 Kadri Roshit i jepet e drejta e studimit në Zagreb te Kroacisë, si aktor. Me prishjen e marrëdhënieve me Jugosllavinë transferohet në Pragë të Çekisë, ku dhe përfundon në vitin 1950 studimet e tij me rezultatin më të lartë të vlerësuar “odlično” që në shqip do të përkthehet shkëlqyeshëm.

Roli i tij i parë, kthyer në Shqipëri, mbas kryerjes së studimeve do te ishte Osipi i Gogolit, suksesi ishte i jashtëzakonshëm. Do të interpretonte gjatë jetës së tij, duke lënë gjurmë e mbresa të pashlyeshme për cdo shqiptar në përreth 215 role si në teatër dhe në kinematografi, pa përmendur këtu veprimtarinë e tij si regjisor dhe pjesmarrës ne koncerte brenda dhe jashtë vendit si recitues.

Disa prej filmave dhe teatreve ku aktori interpreton do të ishin: “Tana”, “Furtuna“,“Skenderbeu“, “Hamleti“,“Orët e e Kremlinit“,“I çuditshmi“,“Ezopi“, “Familja e Peshkatarit“,“Zonja e Bujtines“,“Arturo Ui“,“Fytyra E dyte“,“I teti në Bronx“,“Besa e Madhe“,“Hijet e natës“ , “Malet me blerim mbuluar“,“Fijet qe priten“,“Apasionata“,“Njeriu me top“,“Epoka para gjyqit“,“Lulëkuqet mbi mure“,“Lidhur si fishkë gjerdani“,“Toke e ndezur,Shkallet“,“Kolonel Bunker“ si dhe “Kohë e çmendur“ në rolin e Xha Fiqos, i cili do të ishte dhe roli i tij i fundit.

Please follow and like us: