Kush janë tre shqiptarët e arratisur nga burgu grek?
Mediat greke kanë publikua fotot dhe inicialet e tre shtetasve shqiptarë të arratisur nga qelitë e paraburgimit të Athinës gjatë mesnatës së mërkurës.
Televizioni grek, Star bën me dije se bëhet fjalë për shtetasit M.F 27 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për grabitje dhe vrasje, Z.K 38 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për trafik droge, B.K 35 vjeç i dënuar për trafik droge.
Ky i fundit u arrestua nga policia të enjten pasdite në Menidi, ndërkohë që vijon kërkimet për arrestimin e dy shqiptarëve ende në arrati.
Tre shtetasit shqiptarë dhe një shtetas gjeorgjian i cili gjithashtu u vu në pranga, mundën të arratisen duke prerë hekurat e dritares së qelisë e më tej duke përdoru një çarçaf për të dalë prej andej.