Albspirit

Media/News/Publishing

Ministrja e Drejtësisë shkarkon 8 drejtues të Hipotekave te LSI

Në një deklaratë për mediat, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u shpreh sot se janë shkarkuar 8 punonjës të Hipotekave pas ankesave nga qytetarët në portal dhe verifikimit nga grupet e inspektimit qe evidentuan probleme në ZVRPP. Kjo gjë është bërë publike nga ministrja e Drejtësisë, Erilda Gjonaj. Sipas saj, shkarkimet janë bërë pas ankesave të bëra nga qytetarët. Probleme duket se janë vënë re në Shkodër, Fier, Elbasan, e qytete të tjera të vendit. Ministrja tha se, shkarkimet janë bërë pas inspektimeve të grupeve të ngritura nga ministria. “Ministria e Drejtësisë mbetet e angazhuar për të zgjidhur aneksat e qytetraëve. Në muajt e fundit përmes platformës qytetarët kanë shkruar dhe adresuar 207 aneksa. Kam urdhëruar ngritjen e grupeve të inspektimit, që kanë inspektuar Hipotekat në Fier Shkodër, Elbasan dhe Korçë. Janë konstatuar shkelje të ligjit, për 15 ankesa të zgjidhura zvarritjet janë disa vjeaçare në shkelje me ligjin. Të vendosur për të goditur shkeljet e ligjit, sot kam marrë masat deri në shkarkim për 8punonjës të ZVRPP për Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë”, tha Gjonaj.

Please follow and like us: