Topallaj: Ma hiqni edhe mua mandatin!
Vendimi i KQZ për t’i hequr mandatin dy deputetëve Aqif Rakipi dhe Gledion Herovica ka sjellë reagime të shumta. Kështu, mes tyre ka qenë edhe Këshilltari i PD-së në Bashkinë e Tiranës, Fabian Topollaj, ku ky i fundit ka dalë kundër vendimin të KQZ-së për Aqif Rakipin.
Në statusin e tij në ‘Facebook’ Topollaj thekson se Rakipit nuk duhej t’i hiqej mandati, pasi të gjithë shqiptarët i kanë ndaluar në tokë të huaj për pyetje të ndryshme dhe më pas janë lënë të lirë.
“Njësoj si Aqif Rapiki dhe edhe unë jam nënshtruar pyetjeve të policëve kufitarë në shtetet të cilat kam vizituar, pothuaj gjithmonë në kufi në momentin e kalimit”, shkruante Topollaj në FB, status të cilin e fshiu pak minuta më vonë. Kujtojmë se kreu i PD-së Lulzim Basha ka qenë pro heqjes së mandatit të Rakipit, po ashtu edhe Ambasada Amerikane në Tiranë.