Zgjidhet sekretari i ri i Përgjithshëm në Gjykatën Kushtetuese
Sot është zgjedhur Sekretari i ri, i Përgjithshëm në Gjykatën Kushtetuese.
Mësohet se këtë post do ta mbajë Eugen Papandile, i cili do të zëvendësojë në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm Kujtim Osmanin. Ky i fundit ka dorëzuar postin, pasi ka dalë në pension.
Ndërkohë, i emëruari Sekretar në Gjykatën Kushtetuese, Eugen Papandile, më parë ka qenë këshilltar ligjor i gjyqtarit Besnik Imeraj.
Please follow and like us: