Hakeri publikon foto të turpshme të VIP-ave
Sipas medias online ‘Buzzfeed’ janë rreth 101 emra VIP-sh jeta private e të cilëve është dhunuar pasi hakerat kanë arritur të zbulojnë fotot nudo nga celulari i tyre duke i postuar ato më pas online. Thuhet se fotot janë marrë nga telefonat celular nëpërmjet opsionit ‘iCloud’ dhe më pas janë publikuar në faqen e internetit ‘4chan’ një faqe në të cilën kanë akses të gjithë për të shpërndarë foto, komente etj. Mes këtyre emrave të famshëm janë, Mary Elisabeth winstead, Kate Upon, Jennifer Lawrence për të cilën thuhet se ka një video ku ajo kryen marrdhënie seksuale. Twitter ka deklaruar se ka mbyllur llogaritë që shpërndajnë këto foto dhe një zëdhëndës i Twitter shprehet ‘Nuk bëjmë as një koment mbi llogaritë individuale për arsye sigurie dhe privatësie’. Por disa prej VIP-ve kanë mohuar origjinalitetin e fotove të tyre nudo madje shumë prej tyre kanë shkruar në profilet në rrjetet sociale duke komentuar se fotot nudo nuk janë të vërteta por janë të vjetra dhe janë modifikuar.