Ilir Levonja: Mos më largo nga ekzistenca jote
Ka një urim në Shqipëri, nga jugu me sa mbaj mend… rrofsh sa moshë e kësaj toke. Më duket se ja kanë kënduar edhe atij vulë humburit, me emrin Enver. Mu kujtua kjo, teksa po lexoja intervistën e profesor Rexhep Qoses. Eshtë një shtyp i tërë që, rri e rri, tamam në ca situata kur ka rënie, a oshilacione qeveritare, futen si pyka familja Hoxha me grindjet e tyre perverse, Rexhep Qosja me ca mendime që, sinqerisht më vjen keq ta them, por qënka e vërtetë. Një batak me baltë kokave të shqiptarave. Ketej dhe andej kufjve mallinjë brenda tyre. Zot na ruaj, por mos na lë të shkojmë deri aty edhe pse e di fare mire që jeta të dhimbset. Shqipëri, ruaju nga këta 80-të vjeçarët e lart. Dhe ju gaztorë të folklorit, duhet t’i ndreqni mendimet. Sepse po vertetohet katërcipërisht që, 80-të vjeçarët tek ne, o merren me të shkuarën gërr e vërr, me dashnoret e njëri-tjetrit, që të shkretave mund t’u kenë ngelë vetëm kockat, duke llapur se kush ka qënë më fuks, qylaxhi, etj. E trajtojnë njëri-tjetrin me gjithçka, veç asesi me respekt, jo për hir të tyre se hiri i tyre është vrasje e gjallë, por për turrën e nipojve e mbesave që kanë në shtëpi. Edhe për shoqërinë që mbeti një vagon në shina qelqi. Një batak aq sa, nuk kam frikë të ta them, qoftë edhe ty, Rexhep, pse më largon nga vetja me këto përfundime mbi të drejtat e njeriut tek Sajmir Tahirin, kushtetuëne Amerikës, a votën jo kundër të, Shqipërisë, po karshi Amerikës. Nuk lahet muti me shurrë profesor. Dhe ju të uruar mjaft i dëgjuat…
Le t’i marrim me radhë… gjatë qeverisjes së Sajmir Tahirit, Shqipëria u bë një Kolumbi për tregun e drogës, fushat e Myzeqesë, Zadrimës u kthyen në aeroporte. Dhe nuk është faji jonë pse ti nuk shikon ata kaçatorrë transportues ngecur baltrave. Po, kështu, gjatë pushtetllëkut të Sajmir Tahirit nuk mbeti bogë, gurishte, luginë e humbur, pa u mbjellur me kanabis sativa. Zot na ruaj, një shoqëri e harbuar deri me sera, deri me saksi, me grupe të atashuara, jo të infiltruara. Një vend I tërë që harroi zatin e bujkut për bimët e dimosdoshme të gjindjes njerëzore dhe iu vërsul fitimit. Duke u vrarë, tritoluar, lëshuar gomone e të tjera drejt Greqisë e Italisë. Pa harruar ato problem që hera herës dalin në kronikat e zeza, si sfumimim I faqeve që zë politika dhe portreti jot prej apostuli partiak. Jo intelektuali kombëtar…
Familjet të tmerruara nga dhuna e drogës dhe pasojat, nënat e emisioneve të të diealve. Këto nuk janë vetëm shkelje të të drejtave të njeriut, por shkërdhatdhim, përdhunim, shpërbërje të rinisë shqiptare. Mjere ai komb kur intelektualët e klasit tënd përkrahin shtetarë hajna. Mjerë ai komb kur intelektualë të klasit tënd heshtin për krimet e komunizmit. Aty përballë Kosovës u var Havzi Nela, vetëm pse foli për të bardhën mbi të zezë, për sistemin amerikan, atij dhe kushtetutës së të cilit ti i referohesh për rastin Tahiri. Havziun e vranë në gusht të 1988. Sa pak larg ndryshimeve të mëdha. Jeni pak a shumë versnikë. Sot mund të ishte edhe ai gjallë, por firma e babait e këtij, pallaveshit, kryeshtetarit shqiptar e dënoi me vdekje. Dhe ti kurrë nuk fole në këtë rast për të drejtat e njeriut. Fole sot për Tahirin. Nuk e di se çfarë do të mendonte Lasgush Poradeci po të ishte gjallë? Po, referuar mendjes së tij, me siguri neveri. Sepse ai e quante veten fajtor kur shteti vriste. Nuk fliste për të drejtat e njeriut shtetar.
Sa për votën e Shqipërisë kundër Amerikës. Eshtë fare e thjesht…, papjekuria, frika, një lloj sejmenizmi burash, jo burrash shteti nga tanët. Ne kemi kohë që pllasim për dovletin. Aq sa sot është një panik gati intelektual të flasin për punë të besimit. Sidomos islamizmit, një panik social. Ku ca për interesa, pasi dihet ne edhe besim me shpërblim e kemi fituar, ca për inat të sime vjerre, janë gati ta turqizojnë dheun e Arbërit. Një nga këta je edhe ti. Ndaj nuk e vë re se si sot gruaja shqiptare, po mbytet nga shamija, nuk e vë re se si rinia po mbytet nga mjekrat që gjithçka mund të jenë, vetë m shqiptare jo. Kësaj fryme erdhi dhe vota kundër, pasi sot shumë shqiptarë hyn në debate perverse dhe i quajnë çifutët pushtues. Iu dhimbset Palestina, edhe pse ky shtet I formuar me njësite guerrile flirton hapur me Serbinë. Dhe po ashtu si Izraeli nuk e njeh pavarsinë e Kosovës. Po këta jemi ne, dallkaukët që i detyrohen sa Beogradit, sa Athinës, sa Romës, sa e sa Dovletit. Kujt nuk i detyrohemi, deri Moskës e Kinës së largët. Veç vendit tone, jo, jo asesi.
Sipas një statuti në Twitter të ambasadores amerikane Nikki Haley në Kombet e Bashkuara, i referohet pikërisht miqësisë. Raportit të vendit të lirisë, të të drejtave të njeriut me vendet aleate. Me qëllim të së cilës ajo dha edhe një koktejl falenderimi për vendet aleate. Ku për fatin e mbrapsht të dheut të shqiptarëve, mungonte Shqipëria. Ja çfarë shkrua ajo…“It’s easy for friends to be with you in the good times, but it’s the friends who are with you during the challenging times that will never be forgotten. Thank you to the 64.” Numri 64 është numri i vendeve me votën pro. Çfarë është shkruar në anglisht… Ne shqiptarët e themi shkoqur, më duaj në dimër se, në verë, ia dal vet…
…po nuk po zgjatem më, për më tepër, pasi i jap vetes edhe një përgjigje mbi raportet me të tjerët. Nuk jam unë ai që nuk i duan njerëzit, por ata me veprimet e tyre të nxituara, të mbrapshta, të liga. Ata më largojnë nga ata, nga ekzistenca e tyre e pakuptimtë.