Albspirit

Media/News/Publishing

Kthehet në Londër libri i rrallë i Shekspirit me 36 drama

Libri i rrallë i Shekspirit  “First Folio” është kthyer në shtëpinë e tij pasi u gjet në bibliotekën e një province franceze. Libri, i cili përmban 36 drama dhe një nga veprat më të vlefshme të literaturës angleze, u zbulua në shtator të 2014 në  Saint-Omer, provincë në veri të Francës. Vetëm 230 kopje të librit u  botuan për herë të parë  shtatë vjet pas vdekjes së autorit dhe ky libër besohet të jetë një nga ata. “First Folio” u zbulua rastësisht nga biblotekari dhe historiani Remy Cordonnier, i cili po kryente disa kërkime për një ekspozitë historike, të cilën kishte planifikuar ta mbante në qytetin e vogël francez Saint-Omer dhe në Mbretërinë e Bashkuar gjithashtu. Libri ishte mbështjellë me kujdes dhe ndodhej i  mbyllur në një kuti për udhëtimin e tij drejt  Londrës, ku edhe do të  shfaqet për mediat, hitorianët dhe akademikët përpara se të eskpozohet në  Institutin Francez më 26 shkurt. Më pas “First Folio” do të kthehet përfundimisht në  bibliotekën franceze ku edhe u gjet. “Ky libër mbart një vlerë të madhe për shkak të historisë së tij, pasi duket se është zgjuar nga një letargji 2 shekullore. Ka pasur shumë kërkesa në dy javët e fundit dhe ne po përpiqemi ta ruajmë dhe ta mbrojmë sa më shumë të mundemi, ndaj dhe e kemi mbështjellë me kujdes të madh,” thotë Cordonnier. Libri do të shihet edhe nga ekpertët e shtëpisë së ankandeve për të parë gjendjen e tij, kurse publiku i gjerë do të ketë mundësi ta shohë nga afër gjatë muajve të verës, nga qershori në gusht, para se të kthehet në francë. “First folio” përfshin vepra të njohura të Shakespeare-it, si  “Hamleti” apo  “Romeo dhe Zhulieta”, por i mungojnë 30 faqe përfshirë kopertinën  me portretin e shkrimtarit mbi të. Në mungesë të dorëshkrimeve origjinale të Shakespeare-it, studiuesit mbështeten në ndryshime delikate dhe në detaje të vogla mes kopieve eksiztuese të Folios për të arritur në përfundime rreth veprave të dramaturgut.

Please follow and like us: