Albspirit

Media/News/Publishing

Nënë e bijë shtatzënë, 39 vjeçarja pret fëmijën e 17

Nëna qe pret të lindë fëmijën e saj të 17-të, do ta ndajë këtë eksperiencë me vajzën e saj, e cila është shtatzënë gjithashtu. Sue Radford, 39 vjeçe, nga Morecambe, Lancashire, Angli ka 9 djem dhe 7 vajza, tani pret t’i shtojë një pjestarë të ri familjes së saj, kur mori vesh në mars se ishte sërish shtatzënë. Zonja Radford ishte e ftuar në emisionin “Chanel 4” sëbashku me 16 fëmijët e saj, ku ishte e pranishme edhe vajza e saj shtatëzënë, Sofia, 20 vjeçare. “Jo shumë nëna kanë mundësi ta ndajnë këtë eksperiencë me vajzat e tyre, është shumë e veçantë. E ndjej se do kemi disa kujtime shumë të bukura sëbashku”-u shpreh Radford. Pyetjes nëse ky do të ishte fëmija i fundit , ajo u përgjigj: Unë them gjithmonë “kurrë mos thuaj kurrë” por besoj se ky do të jetë i fundit.

Familja e madhe britanike jeton në një shtëpi me 9 dhoma gjumi dhe merr një pension nga shteti me vlerën 280 mijë sterlina.

Please follow and like us: