Albspirit

Media/News/Publishing

Parashikimet e frikshme për 2018

Nostradamusi në librin e tij të titulluar “Profecitë” ka parashikuar shumë ngjarje të rëndësishme për fatin e tokës. Shumë nga profecitë e tij interpretohen në mënyra të ndryshme, por disa nga më te fortat kane gjasa të ndodhin në vitin 2018.

Ja cilat janë

Lufta e Tretë Botërore

Nostradamus shkroi se: lufta e madhe do të nisë në Francë dhe e gjithë Europa do të sulmohet. Do të jetë e gjatë dhe e tmerrshme për të gjithë. Në fund do të bëhet paqe dhe të paktë do të jenë ata që do e shijojnë. Lufta do të nisë mes dy fuqive të mëdha të botës dhe do të zgjasë 27-vjet.

Shpjegimi: Tashmë parashikimet e luftërave janë gjithmonë të përhapura, por nëse merret në konsideratë çfarë po nodh mund të konsiderohet një parashikim i saktë. Mund të shihet një luftë mes Rusisë, SHBA-së, Kinës apo Koresë së Veriut? Ndoshta.

Një shpërthim i madh i Vezuvit

Nostradamus shkroi se: do të ndodhë një ngjarje ku toka do të tronditet çdo 5 minuta dhe të paktën 6 mijë njerëz do të vdesin.

Shpjegimi: Herën e fundit kur Vezuvi shpërtheu ishte vitit 1944 dhe kemi parasysh se është i njëjti vullkan që shkatërroi Pomepin. Shkencëtarët thonë se vullkani mund edhe të ndizet papritur duke shkaktuar një katastrofë globale. A mund të ndodhë kjo në 2018?

Një tërmet i tmerrshëm

Nostradamus shkroi se: një tërmet do të trondisë veçanërisht pjesën perëndimore të Amerikës, por forca e tij do të përhapet në të gjithë botë. Veçanërisht zona e Kalifornisë do të preket nga tërmete më shumë se tetë ballë.

Shpjegimi: Por në këtë zonë, kjo ide ka të paktën 8 vite që përflitet. Nuk dihet nëse mund të ndodhë në vitin 2018.

Rënia e një komete ose asteroidi

Nostradamus shkroi se: një moment i frikshëm në tokë do të jetë ai që lidhet me  shfaqjen e një komete në qiell. Një terrorizëm nuklear ose katastrofë nsatyrore do të shkatërrojë palentin tone.

Shpjegimi: Rënia e një komete në tokë është e pashmangshme, por kjo nuk do të thotë që do të ndodhë gjatë ciklit tonë të jetës. Aktualisht sipas NASA-s nuk ka ndonjë kometë apo asteroid që rrezikon tokën, ndaj duhet thënë që ky parashikim do të jetë për një kohë shumë më të vonë.

Kriza ekonomike

Nostradamus shkroi se: të pasurit do të vdesin me kalimin e viteve.

Shpjegimi: Shumë studiues e interpretojnë këtë fjali dhe e lidhin me rënien ekonomike që mund të jetë rezultat edhe i Luftës së Tretë Botërore apo i ndonjë katastrofe natyrore. Ndoshta korrupsioni do të ndikojë ekonominë botërore apo ndoshta Kina do të orkestrojë një luftë ekonomike në të gjithë botën? Kush e di?

Njerëzit do të jetojnë deri në 200 vjet

Nostradamusi shkroi ekzaktësisht se: përparimi i mjekësisë do të bëjë që njerëzit të jetojnë më gjatë e madje deri ne 200 vjet.

Shpjegimi: Kjo është interpretuar si një mundësi për fëmijët e lindur në vitin 2018, ose më të rriturit që do të kenë mundësinë të zgjasin jetën e tyre.

Tashmë jashtë çdo parashikimi, ky i fundit duket ka më shumë të dhëna që e mbështesin.Mjekësia dhe shkenca po avancojnë, ndaj dhe shoresojmë që ky vit i ri t’i çojë ato edhe më përpara.

Shpresojmë që bota nuk do të marrë fund në vitin 2018.

Please follow and like us: