Albspirit

Media/News/Publishing

Rama shkrin drejtoritë e arsimit, shëndetësisë dhe bujqësisë

Kryeministri Rama ka shpalosur në Asamblenë e sotme të socialistëve edhe programin e tij të hartuar në vijim të qeverisjes.

Ai është shprehur se në të gjithë vendin nuk do të ketë me Drejtori Arsimore, por zyra arsimi. Sipas Ramës do të ketë vetëm 4 drejtori të përgjithshme të arsimit dhe gjithë drejtoritë e tjera do të kthehen në zyra, të cilat nuk do të kenë më forcë të emërojnë punonjës. “ Këtë do e përcaktojë merita e mësuesve përmes portalit”, tha Rama duke shtuar se e njëjta skemë do të ndiqet edhe në shëndetësi dhe bujqësi.

“Reforma për shkrirjen e drejtorive të bujqësisë fillon të zbatohet në këta muaj të parë. Të gjitha strukturat e tjera do të jenë zyra . Jo me tendera, jo me emërime, jo me korrupsion. Brenda 200 ditëve të ardhshme do të kryejmë edhe reformën e madhe të inspektoriatit duke i dhënë fund bandave të inspektorëve që shpërndahen çdo ditë nëpër Shqipëri për të vënë gjoba”, tha kryeministri duke shtuar se në vend të tyre do të krijohet një strukturë të re, e kombinuar ku do të përfshihet Prefektura dhe Ministria e Brendshme, ndërsa Ministritë e linjës do të kenë akses për implementimin.

Rama shtoi se së shpejti do të shpallen edhe drejtuesit e rinj të konkursit për burgjet, ku prioritet kanë ushtarakët.

Please follow and like us: