Albspirit

Media/News/Publishing

SFIDAT NDAJ DHUNËS QYTETARIA DHE BASHKËPUNIMI MES INSTITUCIONEVE

Fran Gjoka

Dhuna është fenomen sa social aq edhe social-psikologjik. Si formë e ushtrimit të forcës për të dëmtuar dikë tjetër emocionalisht, psikologjikisht dhe fizikisht, ajo fatkeqësisht është e pranishme ende në shoqërinë shqiptare në tërësi, në shkollë dhe në institucionet tjerab të edukimit, e pse jo, edhe në nivelet e ndryshme të shtetit dhe më gjerë. Ne kemi një mision fisnik dhe detyrim edhe moral që këtë dukuri negative të një shoqërie me demokraci ende të vrishtë ta njohim në shumëanshëmrinë e saj, ta analizojmë në thellësi duke u munduar të gjejmë burimin, të përcaktojmë pasojat dhe mbi këtë bazë të marrim masa për ta parandaluar atë. Së paku të ulim ndjeshëm intensitetin dhe pasojat. Fatkeqësisht, dhuna është e pranishme në mjaft raste në komunitet, në institucione të shtetit dhe në kompani e firma private, në rrugët dhe rrugicat e vogla në thellësi të pallatateve, në familje …
Aq më e papranueshme është ajo edhe në shkollë.
Shpeshherë, perceptimi për dhunën është i kufizuar. Dhuna, më së shumti, përceptohet si e tillë vetëm në rastet e ushtrimit të forcës fizike të një individi apo grupi social ndaj një individi ose grupi tjetër social, që në raste ekstreme ka kosto të lart që shprehet edhe me humbje jetësh për shkaqe ta pamotivuara që në media përdoret rëndom termi “për arsye banale”. Në pamjen e saj të vërtet shuna shfaqet në formën e dhunës insitucionale, sociale, ekstreme, seksuale, emocionale e psikologjike në tërësi, fizike dhe fizike ekstreme etj. Asnjë nga institucionet nuk është realisht i imunizuar nga format e dhunës.

Natyrisht në mjedise e insitucionet të ndryshme, ajo ka dinamika të ndryshme. Vetëm për të krijuar një përceptim më të plotë për elementët dhe format e dhunës në tërësi, le t’u referohemi politikës, ku dhuna “qarkullon” me shumicë. Për shembull, raste të dhunës shfaqen vertikalisht në të gjithë piramidën e shtetit. Më e theksuar është ajo në ato institucione ku përkeqësohen marrëdhëniet, ku fryma e grupit rëndohet si pasojë e përpjekjeve të drejtuesve për të shfrytëzuar pushtetin deri në abuzim të tij, me qëllim “që të disiplinohet” puna në insitucion apo ndërrmarrje. Po kështu, e përhapur është edhe dhuna sociale, “viktimat” e së cilës janë kryesisht fëmijët dhe adoleshentët e tërhequr nga jeta e grupit ,që rrinë disi larg shokëve dhe shoqeve në shkollë dhe në mjedise të tjera shoqërore. Për arsye nga më të ndryshmet ata nuk integrohen me mjedisin psiko-kulturor ku e kalojnë kohën dhe rriten. Jeta e vetmuar është tipar dallues i këtij grupimi. Fëmijët të kësaj natyre ndjehen keq psikologjikisht dhe emocionalisht, ndjehen disi të huaj në vendin e tyre.

Po kështu ,dë dukshme janë dhe rastet e dhunës fizike të shprehur në përdorimin e forcës se një individi ose grupi ndaj një individi dhe grupi tjetër social. Është e pranishme në komunitet, në familje, ndaj fëmijëve dhe bashkëshortëve dhe individëve të tjerë të pambrojtur. Jo më pak e pranishme është dhuna fizike edhe në shkollë, në institucionin e vetëm të edukimit që jep arsim dhe edukatë në mënyrë të organizuar.
Me format e dhunës emocionale, që shprehen virtualisht, pothuajse jemi socializuar në një masë të caktuar të gjithë. Rëndom shohim ose jemi në rolin e atyre që e ushtrojnë këtë dhunë ku punojmë dhe jetojmë. Fjalët ofenduese qe e dëmtojnë emocionalisht bashkëshortin ose bashkëshorten, nxënësin, punonjësin, shokun e shoqen etj, na shoqërojnë në të shumtën e herës. Siç duket një formë e tillë dhune, kur krahasohet me dhunën që të dëmton fizikisht ose që padrejtësisht e hedh punonjësin në rrugë, nuk ka ndonjë peshë të madhe në jetën e individit tek ne. Ndonëse në një shoqëri të lirë dhe me demokraci të zhvilluar edhe kjo dhunë është e papranueshme. Dhunën e tyre intelektual përpiqen ta “kompensojnë” me forcën e pushtetit të pushtetit të përkohshëm që mund t’u jetë dhënë për çdo lloj kontributi, me përjashtim të atij profesional e kulturor në tërësi. Elementët e dhunës fizike përdoren në familje ndaj fëmijëve dhe jo vetëm,nga baballarë dhe të rritur,që e përdorin alkolin dendur dhe deri në atë masë sa kjo kategori bëhen vartës ndaj ndaj pijes. Sa më shumë alkol që ata përdorin aq më të dhunshëm shfaqen në familje. Pjesët e grupimit të kësaj dhune janë edhe baballarët dhe bashkëshortët që mendojnë shpesh herë negativisht për sjelljen e fëmijëve dhe grave të tyre. Niveli i ulët kulturor dhe formimi i pakët qytetar, diferencat e mëdha në disa raste mes çifteve dhe xhelozia më së shumti si fenomen se sa si realitet, i bën një kategori burrash të dhunshëm. Në psikikën e tyre sundon forca dhe kultivimi i frikës, në vend të logjikës dhe të arsyes. Ai që e trazon shpirtin e qytetarëve sot tek ne, është varfëria, pamundësia e një për të siguruar kushtet minimale të jetesës si dhe problemet e mëdha që kanë me pronat ku në mjaft raste vepron “Maliqi” dhe jo ligji, ku pronarët pa prona janë bërë e po bëhen padrejtësisht me prona. Në pamundësi për të gjetur zgjidhje nga strukturat përkatëse të shtetit dhe të shoqërisë, njerezit dalin jashtë kontrollit, nuk i kontrollojnë emocionet e tyre. Në këto kushte sjellja agravon dhe bëhet, siç po ndodh pothuajse përditë, konfliktuale dhe me pasoja .Dhunën seksuale e ushtrojnë kryesisht individët me deformime dhe çrregullime narciste të personalitetit. Ata janë kryesisht maniakë dhe shumë të rrezikshëm për shoqërinë. Me përjashtime shumë të rralla, dhuna në të gjitha format e saj nuk ka efekte pozitive, pavaresisht se ku dhe ndaj kuj ushtrohet.

Imagjinoni një dejtues shkolle ose institucioni,i cili nuk di ose komunikon me të me punonjësit, që nuk ka aftësi t’i menaxhojë mirë punët, që në vend të logjikës, argumentit dhe arsyes përdor mosaryen unin dhe forcën e pushtetit provizor, që bie viktimë e deformimeve që mund të marrë ose merr nga “shoqet dhe shokët” e saj, që i shikon nga lart dhe nga larg vartësit, mësuesit, kolegët dhe nxënësit: Çfarë ndodh në të tilla kushte? Pa u ndjerë frytet e përçarjes, e frymës që nuk i shërben punës, kultivohet autoriteti i rremë dhe mungesa e mosbesimit mes individëve dhe palëve, ndërtohen marrëdhënie të ndera etj. E keqja është se kjo frymë dhe formë drejtimi, e shorehut në formën e dhunës institucionale, përcillet deri tek punonjësi më i thjeshtë, deri tek vartësit më të largët dhe tek nxënësit. E gjitha kjo e dëmton punën dhe vetë personat që “vishen me kostume” të tilla të përkohshme të autoritetit false dhe të dal tashmë nga moda. Në shkollë dhunën ndaj nxënësve që e përdorin mësuesit me formim të dobët, sidomos profesional. Në pamundësi për të komunikuar me adoleshentët me gjuhën e tyre ndodh që mësues të veçantë bëjnë presion përmes notës tek nxënësit, i shohin ata me një farë përçmimi dhe në pozitat e njeriu që ,sipas tyre, i di të gjitha, paçka se një grup nxënësish dhe studentësh mund të dinë më shumë se mësuesi ose pedagogu i tyre. Ku bëhet mësim me të meta, ku individë dhe grupe nxënësish nuk merren me punë gjatë mësimit ,ata bëhen “shkaktarë” të prishjes së mësimit.Në këto kushte për ta “displinuar” klasën vepron mësuesi autoritar (jo me autoritet) dhe përmes dhunës “vendos” kush qetësi, ose i duket atij se e arrijnë një gjë të tillë, paçka se pasojat mund të jenë aq të mëdha sa ky lloj mësuesi nuk i parashikon. Fjala vjen një konflikt i pamunduar mund ta çojë shtrirjen e tij në familje, rrjedhimisht ai sjellë shumë pasoja për të gjithë palët. Në familje dhuna ndaj fëmijëve kultivon dhunë e cila transmetohet, si rregull edhe tek brezat pasardhës.
Dhuna fizike, ndryshe nga arsyeja dhe komunikimi i hapur, kultivon frikë dhe ankth që e dëmtojnë shumë personalitetin dhe karakterin e fëmijëve në formim e sipër. Të gjithë kanë detyrime për mënjanimin e dhunës: shkolla, familja, shoqëria civile, institucionet shteti e strukturat e tij, shoqatat që veprojnë etj. Ne duhet të ndryshojmë pak e përditë mendimin se dhuna është mesjetare, se civilizimi dhe qytetaria nuk e pranojnë atë. Po ndryshuam mendimin do të krijojmë baza për t’u fokusuar më mirë në kultivimin e vlerave të një demokracie pa dhunë. Në mes të këtyre institucioneve shkolla dhe familja kanë shumë përgjegjësi dhe detyrime,se ato duhet të veprojnë në mënyrë të kualifikuar dhe së bashku për ta arritur qëllimin për të cilin po flasim.Gjykoj se ka ardhur që, krahas përmirësimeve në sistemin e punës së shkollës dhe fakulteteve të mësuesisë, të hidhen hapat e para për trajnimin e prindërve, pasi ata kanë shumë të meta në njohjen e moshës, të mënyrës së sjelljes dhe të komunikimit sidomos me adoleshentët. Vetëm shkallë-shkallë klima do të zbutet dhe shoqëria do të emancipohet. Për rrjedhojë edhe dhuna do të pakësohet dhe me kalimin e kohës do të shkojë drejt zhdukjes.

Please follow and like us: