Shën Valentini, domethënia e trëndafilave të kuq
Trëndafilat e kuq luajnë një rol shumë domethënës në jetën dashurore të njerëzve. Është një dhuratë bazë dhe ditën e Shën Valentinit nuk ka një mënyrë më të mirë se sa një buqetë me trëndafila të kuq për të shprehur ndjenjat. Çdo vit ‘Dita e Trëndafilit’ shënon fillimin e festimit të ditës së Shën Valentinit në të gjithë botën. Aroma e trëndafilave krijon atmosferë në këtë ditë kur njerëzit dhurojnë trëndafila për të bërë propozime ose për të shprehur dashurinë e tyre ndaj partnerëve. Në shekullin e 18, gjuha e trëndafilave ishte një mjet komunikimi ndërmjet të dashuruarve që ishin të detyruar ta mbanin dashurinë e tyre sekret. Trëndafilat e kuq të shndrintshëm interpretohen si shprehje themelore e dashurisë së qëndrueshme e romantike. E kuqja e shndritshme shpreh emocionet në mënyrë perfekte. Trëndafilat rozë janë simbol klasik i elegancës, trëndafilat e bardhë janë për martesat ose për fillimet e reja, ndërsa trëndafilat e verdhë janë simbol tradicional i miqësisë.