Albspirit

Media/News/Publishing

Shqiptarët në botë, nga Alaska në Zelandën e Re

 

 

 

Gjeografia e shpërndarjes së shqiptarëve nëpër botë është po aq e gjerë sa shtrirja fizike e saj. Duhet të thuhet se s’ka vend të botës që të mos ketë shqiptarë, duke filluar që nga Alaska e deri në Zelandën e Re, thotë Roland Bimo, drejtori i Institutit Kombëtar të Diasporës në Ministrinë e Jashtme. Ka vende ku prezenca është shumë e vogël, vetëm një apo dy familje, por nga të dhënat tona rezulton se ka shqiptarë kudo.

Shqiptarë mund të gjesh në të gjitha vendet e lindjes së Mesme, Katar, Abu Dabi, Tajlandë etj. Diplomatët tanë, kudo që shkojnë në cepat e largët të globit, është e pamundur të mos gjejnë bashkëkombas, shton ai.

Historikisht, fillimet e diasporës shqiptarë datojnë pas vdekjes së Skënderbeut, me emigrimin e shqiptarëve në drejtim të Italisë, arbëreshët  e arvanitasit në Greqi.

Ka shqitparë që kanë një të kaluar historike në Ukraninë, në rrethinat e Odesas, ashtu si në Bullgari e në vende të tjera fqinj që në kohët e mesjetës. Më vonë fillon emigrimi në Amerikë, Argjentinë, Australi ku edhe sot ka komunitete të mëdha, vazhdon Bimo.

Shqiptarët mund të jenë ndër popujt më të fundit europian që kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga të dhënat, rezulton se emigranti i parë shqiptar i regjistruar në Amerikë ishte Kolë Kristofori, prej fshatit Katund të Korcës.

Ai arriti në kontinentin e ri në vitin 1884 dhe shërbeu si bërthamë magnetike për emigrantët e tjerë shqiptare që rriteshin në numër vit pas viti. Aktualisht, sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme të Shteteve të Bashkuara, jetojnë rreth 500 mijë shqiptarë apo amerikano-shqiptarë.

Motivet e emigrimit të shqiptarëve janë të ndryshme, sipas periudhave kohore. Nëse në shekujt e mëparshëm ata emigruan për shkak të pushtimeve, vitet e fundit shqiptarët janë larguar nga vendlindja për shkaqe politike, ekonomike dhe profesionale.

Pjesa më e madhe e tyre i ruajnë traditat dhe gjuhën, vlejnë të përmenden këtu arbëreshët e Italisë, të cilët e bëjnë këtë gjë prej më shumë se 500 vjetësh.

Eshtë interesane të thuhet se shqiptarët adaptohen shumë mirë në vendet ku emigrojnë, arrijnë të bëhen shembuj pozitive madje, por kjo nuk i pengon që të ruajnë dhe traditat, përfundoi Bimo.

Megjithëse nuk ka statistika të sakta për shqiptarët me banim jashtë, pasi shpesh nga vendet pritëse nuk bëhet diferencimi nëse janë shqiptarë të Shqipërisë apo të trevave të tjera shqiptare në rajon, komunitetet më të mëdha shënohen në këto vende:

Shtetasit shqiptarë nëpër botë

Greqi                          700 000

Itali                            500 000

SHBA                         500 000

Britani e Madhe      50 000

Gjermani                  25 000

Kanada                      25 000

Belgjikë                     5 000

Turqi                          5 000

Francë                       2 000

Austri                         2 000

Zvicër                         1 500

Holandë                    1 000

Please follow and like us: