Albspirit

Media/News/Publishing

Shqiptari përdhunon gjermanen në shkallët e bodrumit

Një 24 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në qytetin e Hanoverit pasi dyshohet se ka përdhunuar një shtetase gjermane.

24-vjeçari me origjinë shqiptare sipas hetimeve të zhvilluara thuhet se është futur në apartamentin e saj dhe e ka tërhequr atë në shkallët e bodrumit të një shtëpie për të kryer kështu aktin e turpshëm.

Atje ai keqtrajtoi viktimën, e cili ka mundur t’i shpëtojë fillimisht, por që më pas është ndjekur nga shqiptari  i cili e ka  përdhunuar në një kamp të një shkolle afër. Dëshmitarët që kanë  vënë re sulmin, kanë njoftuar njoftuan policinë, shkruan INA.

Zyrtarët arrestuan të dyshuarin në oborrin e shkollës. Policia po kërkon tani dëshmitarë të tjerë, veçanërisht një burrë që kishte shkuar për një shëtitje me qenin e tij, i cili kishte parë të gjithë skenën.

Please follow and like us: