The Times/Kriminelët kthyen Shqipërinë në një shtet të prodhimit të kanabisit, Rama refuzon të marrë përgjegjësitë
Ndërsa përgatiste një ngarkesë të madhe me kanabis për mafien siçiliane, një nga kontrabandistët e Shqipërisë e bëri të qartë pikëpamjen e tij mospërfillëse të Cosa Nostra. “Ne do të fusim disa kallashnikov”, tha Moisi Habilaj në një bisedë të përgjuar. “Ata do të masakrojnë njëri-tjetrin, kujt i plas – kjo është ajo që ata duan”. Habilaj dhe bandat e tij u arrestuan në vjeshtë nga policia italiane pasi morën armë dhe më shumë se 3.5 ton kanabis në Sicili, një biznes me vlerë 20 milionë euro në vit. “Ne mund t’i kemi kapur, por një nga rrjedhat e drogës nga Shqipëria anembanë Adriatikut nuk është ndalur”, tha një hetues italian.
Kontrabandistët shqiptarë janë burgosur në gusht me 41 persona të tjerë pasi importuan 60 milionë paund drogë, duke i bërë jehonë një raporti të fundit britanik të policisë ku pohohej se bandat shqiptare kanë kontroll të konsiderueshëm në të gjithë tregun e drogës në Britani. Me lidhje të drejtpërdrejta me furnizuesit kolumbianë, bandat shqiptare po rriten pas daljes kaotike të vendit të tyre nga sundimi komunist. Kryeministri Edi Rama ka propozuar një marrëveshje për krerët evropianë për prishjen e bandave për të ndihmuar ofertën e tij për anëtarësimin në BE. Gangsterët shqiptarë, shkroi në një letër në nëntor Rama, banojnë dhe lulëzojnë edhe në vendet tuaja, duke përfituar nga droga, trafikimi i qenieve njerëzore dhe aktivitete të tjera të paligjshme. Ai shtoi: “Ne duam ndihmën tuaj dhe ofrojmë tonën në këmbim për t’i kapur dhe për t’i sjellë para drejtësisë”. Bashkëpunimi me policinë britanike është në proces. Vitin e kaluar një përpjekje e përbashkët ndaloi një skemë për të çmontuar kallashnikovët në tre pjesë dhe t’i vendosnin në vende të ndryshme, për t’i dërguar nga Tirana te disa shqiptarë në Britani.
Rama tha se refuzon të merrte fajin për rolin në rritje të shqiptarëve në krimin global. “Ky është një debat i madh”, tha ai, “kriminelët shqiptarë nuk janë problem i Shqipërisë dhe ata janë aktivë në vende të tjera”, tha ai. Sepse ata kanë lidhje dhe familje këtu. Kryeministri fajësoi mafien italiane për dhënien e “arsimimit” të shqiptarëve në Britani. Është e vështirë të gjesh kryekriminelë shqiptarë që nuk kanë udhëtuar në Itali së pari, tha ai. “Shqipëria është një zgjerim i Italisë jugore në shumë aspekte. Italianët janë shqiptarë të veshur në Versace”.
Pas migrimit në Evropë dhe Amerikë në vitet 1990, shqiptarët morën reputacion për dhunë ekstreme dhe thuhet se u morën si vrasës nga familja e mafias Gambino në Nju Jork. Kur Habilaj humbi një dërgesë në një bastisje të policisë italiane ai u përgjigj duke thënë: “Po të kisha Kalashnikov unë do t’i kisha vrarë të gjithë – bang, bang, bang”.
Ata kanë ndërtuar një reputacion për besueshmërinë, duke shpërndarë në kohë dhe duke mbajtur një profil të ulët, siç bënë duke ndërtuar një plantacion të madh të kanabisit në Lazarat, në Shqipërinë jugore. Pas marrjes së detyrës në vitin 2013, zoti Rama dërgoi policinë që kapi 71 ton drogë nga fshati dhe më shumë se 400 armë automatike, një mitraloz anti-avion, granatë-hedhës, mortaja dhe armë anti-tank. Në përgjigje, trafikantët punësuan një ushtri fermerësh për të përhapur kultivimin në të gjithë vendin. Me policinë italiane u rritën fluturimet e mbikqyrjes duke shkatërruar më shumë se dy milionë bimë në vitin 2016. Qeveria tha se vetëm 58 plantacione janë vërejtur vitin e kaluar, nga më shumë se 2,000 vitin paraardhës. Sidoqoftë, ka patur pak bindje për bosët e drogës, të cilët kanë kthyer vëmendjen e tyre ndaj Shqipërisë dhe Evropës nga Afganistani nëpërmjet Turqisë. Makinat e tyre luksoze janë ende një pamje e zakonshme në rrugët e Tiranës. “Ne po bëjmë arrestime, por ditën tjetër ata lirohen”, tha Rama, duke shtuar se ishte duke forcuar kontrollet e pasurisë për gjyqtarët e dyshuar në listën e pagave të mafias.
Në tryezën e tij Fatmir Xhafaj, ministri i brendshëm, ka një listë prej rreth 50 kriminelësh kryesorë, 20 prej të cilëve tha se veprojnë jashtë shtetit. “Ne jemi duke kontrolluar taksat, pronën dhe bizneset”, tha ai. “Ne do t’i kapim ata, duke ndjekur paratë”.
Fabrikat e drogës e krijuara nga reliket e diktatorit
Poshtë një rruge me baltë në periferi të Tiranës gjendet një bunker betoni i shkatërruar, një nga mijëra të ndërtuar nga Enver Hoxha, diktatori komunist, për të mbrojtur kundër pushtimit. Bunkeri, sa madhësia e dy fushave të tenisit, u harrua dhe u mbulua me grurë deri vitin e kaluar, kur një bandë e mori atë si një strehë për të tharë marijuanën që mbollën pranë strukturës, pavarësisht pranisë së një baze ushtarake. Biznesi mund të ketë lulëzuar pesë vjet më parë, por policia ndërmori një aksion për goditjen e drogës në Shqipëri. Tetë banda u arrestuan në tetor me 180 kg kanabis.
Në një depo në mes të fushave, më larg nga Tirana, pranë një kështjelle të kodrës otomane, autoritetet janë duke grumbulluar thasë të drogës së kapur që të përdoren si dëshmi në prova. Teksa një stërvitje e policisë hapi derën metalike, një erë e kundërmoi nga 20 ton marihuanë të tharë dhe rrëshirë të depozituar brenda thasëve plastike.
“Duhet ta mbajmë të ajrosur, përndryshe rojet dehen nga era”, tha Josif Shtembari, një oficer policie, ndërsa kolegët u larguan nga depoja. Ndërtesa me tulla është një nga pesë qendrat e magazinimit rreth Tiranës, të cilat së bashku mbajnë 100 ton drogë, dëshmi e kultivimit masiv të marijuanës në Shqipëri që filloi pas rënies së regjimit komunist.
Qeveria synon të zhdukë mbjelljen këtë vit, por policia frikësohet se furnizimi i reduktuar do të rrisë çmimet, duke i shtyrë fermerët të mbjellin.
“Njerëzit kanë shumë imagjinatë”, tha Julian Hodaj, zëvendësministri i brendshëm. “Për të mos u kapur ata mund të shkojnë nën tokë, prandaj po kontrollojmë shitjen e llambave dhe monitorojmë rritje të çuditshme në përdorimin e energjisë elektrike nga fabrikat”.