Albspirit

Media/News/Publishing

2500 arrestime në javën e parë të kryengritjes

90% e të paraburgosurve janë të rinj nën moshën 25 vjeç

Regjimi klerikal, i paaftë për të luftuar kryengritjen e popullit në mbarë vendin, ka rritur numrin e arrestimeve çorrazi. Sipas një raporti paraprak, numri i arrestimeve në javën e parë të kryengritjes në më shumë se 120 qytete arrin në 2,500.

Ali Asghar Naser Bakht, zëvendësi shefi  i sigurisë i Guvernatorit të Teheranit, raportoi arrestimin e 450 personave më 30, 31 dhe 1 janar. Përveç kësaj, shumë demonstrues u arrestuan më 3 dhe 4 janar. Të paraburgosurit janë transferuar në burgun Evin, dhe familjet e tyre po kërkojnë lirimin e fëmijëve të tyre duke u mbledhur çdo ditë para burgut.

Sipas zyrtarëve të regjimit klerikal, 90 për qind e të paraburgosurve janë nën 25 vjeç. Jafari Dolatabadi, prokuror i Teheranit, vizitoi burgun Evin më 3 janar dhe “shqyrtoi gjendjen e të burgosurve me anë të ekzaminimit personalisht”. Sipas raporteve nga brenda regjimit, të gjithë të arrestuarit u kërcënuan dhe u mashtruan për të marrë pjesë në konfesione televizive.

Please follow and like us: