Arabia Saudite kopjon Ramën, arreston 11 princër për mospagim dritash
Prokurori i përgjithshëm i Arabisë Saudite ka konfirmuar arrestimin e 11 princërve nga familja mbretërore saudite, për shkak se kundërshtuan masat e kursimit në këtë vend.
Prokurori i përgjithshëm, Saud al-Mojeb, tha se 11 princër do të ballafaqohen me proces gjyqësor me akuzat: “për prishje të paqes dhe rendit publik”.
Princërit u arrestuan pasi ishin tubuar pranë një pallati historik në kryeqytetin Riad, duke protestuar kundër vendimit të qeverisë që familja mbretërore tani e tutje duhet të paguante edhe faturat e energjisë dhe të ujit.
“Edhe pse ishin informuar se kërkesat e tyre nuk ishin ligjore, të 11 princërit kanë refuzuar të largohen nga hapësira, duke prishur rendin dhe paqen publike”, tha prokurori Mojeb.
Të arrestuarit po mbahen në burgun, Al-Hayer, i sigurisë së lartë, në jug të Riadit.
Gjatë dy viteve të fundit, qeveria e Arabisë Saudite i ka implementuar një varg të masave të kursimit për rritjen e të ardhurave dhe për uljen e shpenzimeve, për shkak të rënies globale të çmimeve të naftës, që ka shkaktuar deficit të madh në buxhet.