Albspirit

Media/News/Publishing

Autoritetet iraniane arrestojnë ish-presidentin Mahmoud Ahmadinejad

Ish-presidenti iranian Mahmud Ahmadinejad u arrestua në vendin e tij për mbështetje të protestuesve. Sipas njoftimeve të Teheranit, Ahmadinejad, me deklaratat e tij inkurajoi protestuesit për dhunë gjatë një fjalimi në Busher, një qytet në krahinën me të njëjtin emër të Bregut të Gjirit Persik, rreth 1,000 kilometra larg kryeqytetit. Arrestimi i politikanit u krye me miratimin e Ajatollahut iranian, Khamenei, raportoi Daily MailAhmadinexhad ka qenë dy herë president i Iranit, nga 2005 në 2013. Të paktën 21 vetë vdiqën në protestat anti-qeveritare dhe trazirat që filluan javën e kaluar.

Please follow and like us: