Gjeometria u përdor për herë të parë në Babiloni
Gjeometria e sofistikuar – një degë e matematikës e cila merret me forma – është përdorur së paku 1,400 vjet më herët seç është menduar deri më tani.
Hulumtimet tregojnë se babilonasit e lashtë kanë përdorur llogaritjet gjeometrike për të ndjekur Jupiterin në qiellin e natës.
Më herët, origjina e kësaj teknike është gjetur në shekullin e 14-t.
Studimi i ri është publikuar në revistën Science, transmeton BBC.
“Nuk e kam pritur këtë. Është shumë thelbësore për fizikën dhe të gjitha degët e shkencës e përdorin këtë metodë”, ka thënë autori i studimit, Mathieu Ossendrijver, nga Universiteti Humboldt i Berlinit.
Babilonasit e lashtë kanë jetuar në rajonin që sot është Iraku dhe Siria.
Qytetërimi është shfaqur rreth 1,800 vjet para erës sonë.
Pllakat argjile të gdhendura me sistemin e tyre të shkrimit ‘Cuneiform’ kanë treguar se ata po merreshin me astronomi. Ata kanë vizatuar forma drejtkëndëshi për të përshkruar shpejtësi e një planeti, i cili besohet se është Jupiteri.