SHBA paralajmëron regjimin e Iranit: “Bota po ju sheh”
Ambasadorja e SHBA Nikki Haley tha se “regjimi iranian është njoftuar: bota po ju sheh çfarë po bëni”, gjatë një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi protestat masive anti-qeveritare në Iran.
Nikki Haley akuzon regjimin iranian për financimin e një fushate ushtarake pro-regjim në Siri, mbështetje të milicisë Shia në Irak dhe mbështetje të një elitë të afërt me të, ndërsa iranianët e thjeshtë luftojnë.
Ambasadorja e SHBA Nikki Haley paralajmëroi autoritetet iraniane të premten se bota po shikon, se si mijëra vetë bën demonstrata pro-qeveritare në Iran pas protestave anti-qeveritare, në të cilat u vranë mbi 21 njerëz.
“Regjimi iranian është tani i paralajmëruar: bota po ju sheh çfarë po bëni”, tha Haley një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Iran.
SHBA e thirri takimin pavarësisht kritikave të ashpra të Rusisë, që akuzuan Uashingtonin për ndërhyrje në punët e brendshme të Iranit.
“Populli iranian po ngrihet në mbi 79 zona në të gjithë vendin”, tha Haley në këshill.
Haley akuzoi qeverinë iraniane për financimin e një fushate ushtarake pro-regjim në Siri, mbështetje të milicive Shia në Irak dhe mbështetje të një elitë të afërt me të, ndërsa iranianët e thjeshtë luftojnë.
Përveç 21 të vdekurve, qindra janë arrestuar që nga 28 dhjetori, kur protestat mbi problemet ekonomike u kthyen kundër qeverisë iraniane, me sulme ndaj godinave qeveritare dhe rajoneve policore.